Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident në aksin Pushimi i Shoferit–Fier Shegan, përplasen 2 makina me targa të huaja, 3 persona përfundojnë në spital (VIDEO)


Dy automjete u përplasën në dalje të fshatit Rrupaj. Të lënduarit u dërguan me urgjencë në Spitalin e Lushnjës.

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident rrugor të ndodhur në aksin nacional Pushimi i Shoferit–Fier Shegan, në dalje të fshatit Rrupaj. Në aksident u përfshinë dy automjete, një me targa greke dhe një me targa italiane. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit me targa greke tentoi të parakalonte automjetin me targa italiane, ndërsa manovra dyshohet se çoi në përplasjen e tyre. Si pasojë, automjeti me targa italiane doli nga rruga dhe përfi në kanal. LEXO edhe...Përfshihet nga flakët ferma e bagëtive në Patos, ndërhyjnë edhe zjarrfikëse nga Fieri e Roskoveci Të lënduar mbetën tre personat që udhëtonin në automjetin me targa italiane, dy bashkëshortë dhe djali i tyre i rritur. Ata u transportuan me urgjencë në Spitalin e Lushnjës nga dy autoambulanca. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa po menaxhon edhe qarkullimin në këtë segment rrugor. U.D/E.H/ReportTv.al Fiershegan lushnje Fier aksident rrugor Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.3% Jo 29% Nuk e di 6.7% Vota total: 7103 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?