Lajme Zone
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, lëndohen dy persona
SportEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, lëndohen dy persona

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pogradec-Korçë, në segmentin e Qafë Plloçës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pogradec-Korçë, në segmentin e Qafë Plloçës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve paraprake, të dyja automjetet po lëviznin në sense të kundërta, ndërsa dyshohet se humbja e kontrollit nga njëri prej drejtuesve ka bërë që mjeti të përplaset me automjetin që po vinte përballë. Si pasojë e aksidentit, dy shtetase kanë mbetur të dëmtuara. Ato janë transportuar në spitalin e Pogradecit, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për të përcaktuar dinamikën e aksidentit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në përplasjen e dy automjeteve në Qafë Plloçë