Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan. Mësohet se në automjet udhëtonte një familje nga Kukësi, nënë e bir. Të dy kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, ndërsa për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore janë nisur drejt Tiranës me autoambulancë për trajtim të mëtejshëm. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Nuk dihen ende detaje të tjera lidhur me mënyrën se si ka ndodhur aksidenti. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

