Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën këmbësori 60-vjeçar


Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku një automjet ka përplasur një këmbësor rreth 60 vjeç.

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku një automjet ka përplasur një këmbësor rreth 60 vjeç.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, automjeti drejtohej nga një 21-vjeçar. Këmbësori, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, ka humbur jetën në vendngjarje si pasojë e përplasjes.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, si dhe për identifikimin e viktimës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Aksidentelbasan