Lajme Zone
Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona mbesin të lënduar
Të tjeraTelegrafi

Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona mbesin të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Prishtinë, ku janë përfshirë dy motoçikleta.

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Prishtinë, ku janë përfshirë dy motoçikleta.Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të lënduar. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Enis Pllana.“Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy motoçikleta. Tre persona kanë mbetur të lënduar”, ka deklaruar Pllana.Për momentin nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me gjendjen e të lënduarve apo rrethanat që kanë çuar deri te aksidenti.