Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në fshatin Moravë, në aksin Berat–Dimal, ku një automjet ka përplasur për vdekje një 63-vjeçar që lëvizte me biçikletë. Nga aksidenti ka mbetur e dëmtuar edhe një këmbësore 63-vjeçare, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. LEXO edhe...INSTAT: Rriten me 6% aksidentet rrugore në Shqipëri për 9 muajt e fundit, Durrësi dhe Tirana me shifrat më të larta! 1508 të vdekur e të plagosur Njoftimi i policisë: Berat/Informacion paraprak Rreth orës 10:15, në aksin rrugor Berat–Dimal, në fshatin Moravë, shtetasi J. D., duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident rrugor me shtetasin K. S., 63 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, shtetasi K. S. ka ndërruar jetë në vendngjarje. Gjithashtu, gjatë përplasjes është dëmtuar edhe këmbësorja, shtetasja Dh. A., 63 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. A.C/ReportTv.al Berat aksident rrugor Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 76.4% Jo 20.5% Nuk e di 3.1% Vota total: 2063 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

