Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Peqin–Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake, një i moshuar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet teksa po kalonte rrugën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Përparim, në bashkinë e Peqinit.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet

