Lajme Zone
“Kthesa quhet ‘Besa’”/ Rama: Vendimet tona mos përjetohen si prerje në besë
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Kthesa quhet ‘Besa’”/ Rama: Vendimet tona mos përjetohen si prerje në besë

Kryeministri Edi Rama në takimin e zgjeruar të Grupit Parlamentar Socialist tha se “Besa” do shihet si një nga shtyllat e reflektimit për mandatin e katërt të qeverisjes.

Kryeministri Edi Rama në takimin e zgjeruar të Grupit Parlamentar Socialist tha se “Besa” do shihet si një nga shtyllat e reflektimit për mandatin e katërt të qeverisjes.

Rama tha se qytetarët që protestojnë nuk duhen parë si kundërshtarë, por si një tregues i problemeve që kërkojnë zgjidhje brenda administratës dhe qeverisjes.

“Flamingo mund të dalë në protestë dhe mund të jetë aleati ynë. Ndaj vija e re ndarëse kalon mes atyre që duan ta bëjnë Shqipërinë më të mirë edhe me ta”, u shpreh Rama. Rama bëri të ditur se nga ky reflektim ka lindur dokumenti i titulluar “Besa”, i cili sipas tij synon të përcaktojë kthesën që duhet të marrë mandati i katërt.

“Flamingo mund të dalë në protestë dhe mund të jetë aleati ynë., Ndaj vija e re ndarëse kalon mes atyre që duan ta bëjnë Shqipërinë më të mirë edhe me ta. Për Arbërin fermerin e kthyer në flamingo, Shqipëria po i jepte të huajve atë që administrata shqiptare nuk dënjonte të ja thote të qartë.. Një djali Shqipërie që kërkonte në këtë vend të bënte punën edhe më të mirë. Ai nuk e mbante më veten, i kishte plasur shpirti dhe shkruante, “lek për ryshfet nuk kam dhe as nuk kam ndërmend, sepse edhe këto procese e dimë për çfarë bëhen. Kur fola me të u shpjegova për ndalimin dhe proceset…Por çedo, këto fakte ai i dëgjoi pas 3 vitesh dhe unë u ndjeva si ai që s’thuhet, kur ia shpjegoja. As morëm mundimin të ia shpjegojnë si duhet në 3 vite, madje krijun edhe idenë poshtëruese, se duhet të paguante edhe lek për një gjë që nuk bëhet. Por një njeri që jeton me tokën, një njeri që ka partner dhe ambicie që mban mënjanë 1.5 mln euro çdo shpjegim që mund t’i japësh pasi ka dalë në protestë tingëllon si arrogancë. Di që pasi fola me të, kërkova me zë pak më të lartë përse nuk i është dhënë përgjigje atij djali, përse duhet të presë 3 vite vetëm për të mësuar se kërkesa jote nuk bëhet??? Halli bëhet më poshtërues kur mbete as po, as jo. Pas disa orësh vjen një sms…Nga postimet e Arbrit në protestë, si për të më thënë që mos mërzitet shefi që ky tipi është kundër qeverisë….Dhe del jo problemi që kanë flamingot me ne, por problemi që kemi me veten. Arbri nga Lushnja nuk është problemi është prova dhe sprova që kemi me veten tonë. Dhe ky është një tjetër mësim shumë i shtrenjtë dhe nga ky lindi edhe dokumenti që kemi sot, dhe e kam titulluar “Besa”, e di se do hapë debat, por nuk gjeta fjalë tjetër me të duhet se çfarë kthese duhet për këtë mandat të katër. Që njerëzit të mos ndihen të prerë në besë dhe të mos ndjehen të papërfillur. Do ta merrni të gjithë me vete, për ta shkoqitur gjatë pushimeve”, tha Rama.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet Edi Rama