Lajme Zone
Aksident me Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona të lënduar
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident me Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona të lënduar

Një aksident me dy mjete lundruese Jet Ski ka ndodhur në liqenin e Kukësit, rreth orës 18:15.

Një aksident me dy mjete lundruese Jet Ski ka ndodhur në liqenin e Kukësit, rreth orës 18:15.

Sipas policisë, një 29-vjeçar, duke drejtuar një Jet Ski ku ndodhej edhe një 46-vjeçar, është përplasur aksidentalisht me një tjetër mjet lundrues që po drejtohej drejt bregut për t’u ankoruar.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar lehtë drejtuesi i njërit prej mjeteve dhe pasagjeri që ndodhej me të. Të dy janë dërguar në spitalin e Prizrenit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka sekuestruar dy mjetet lundruese, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Për rastin, drejtuesi 29-vjeçar është proceduar penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet