Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar 33 vatra zjarri, nga të cilat 6 vijojnë aktive dhe 10 mbahen nën mbikëqyrje.
Angazhimi operacional vijon në disa qarqe, me fokus të veçantë në Tiranë, Dibër, Lezhë, Shkodër dhe Durrës.
Në malin e Dajtit vijon ndërhyrja ndaj vatrave ende aktive, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.
Në zonën Gojan–Gjegjan–Tërbun, Bashkia Pukë, ndërhyrja ka vijuar me forca vendore dhe të Forcave të Armatosura. Gjatë ditës së sotme janë dislokuar edhe 40 efektivë të FA-së dhe 1 helikopter për mbështetje nga ajri. Situata është vënë nën kontroll dhe nuk paraqitet rrezik për banesat, ndërsa vatra në Prozhëm vijon aktive dhe po punohet për izolimin e saj.
Në qarkun Dibër vijojnë aktive vatrat në Ballenjë dhe Qafë-Helmës, ndërsa vatra në Bërshi mbahet nën mbikëqyrje.
Në Mirditë, vatra në Shtuf vijon aktive, ndërsa vatrat në Lufaj dhe Tenë janë izoluar dhe mbahen nën monitorim. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

