Lajme Zone
Aksident i trefishtë në Sarandë/ Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me një makinë të parkuar, goditet edhe një automjet tjetër
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident i trefishtë në Sarandë/ Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me një makinë të parkuar, goditet edhe një automjet tjetër

Një aksident rrugor, fatmirësisht pa pasoja në njerëz, ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në rrugën e Pestë në qytetin e Sarandës.

Një aksident rrugor, fatmirësisht pa pasoja në njerëz, ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në rrugën e Pestë në qytetin e Sarandës. Një automjet tip Volkswagen, me drejtues shtetasin e huaj Essah Alhajri, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka goditur një automjet të parkuar. Nga përplasja, automjeti i parkuar është spostuar dhe ka goditur një tjetër mjet. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Pas testit të alkoolit, drejtuesi i Volkswagen-it rezultoi se nuk kishte konsumuar pije alkoolike. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë nisur veprimet procedurale për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb