Lajme Zone
Aksident i trefishtë në Fushë-Krujë, humb jetën 19-vjeçari, plagosen dy të tjerë
Të tjeraPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident i trefishtë në Fushë-Krujë, humb jetën 19-vjeçari, plagosen dy të tjerë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë, ku tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:15, në vendin e quajtur “Kameras”. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën L. Z., 19 vjeç, pasagjer në njërin nga automjetet. Ndërkohë, dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. "Rreth orës 21:15, në Fushë-Krujë, në vendin e quajtur “Kameras”, j

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë, ku tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:15, në vendin e quajtur “Kameras”. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën L. Z., 19 vjeç, pasagjer në njërin nga automjetet.

Ndërkohë, dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

"Rreth orës 21:15, në Fushë-Krujë, në vendin e quajtur “Kameras”, janë përplasur tre automjete, me drejtues shtetasit B. D., 35 vjeç, E. Sh., rreth 19 vjeç, dhe L. S., 38 vjeç.

Si pasojë, shtetasit B. D. dhe E. Sh. janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi L. Z., rreth 19 vjeç, pasagjer në njërin prej automjeteve, ka ndërruar jetë në spital", njofton policia. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm