Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Operacioni “Larushku” – Kapet në Fushë Krujë 41-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për drogë


Shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Larushku”, i cili çoi në lokalizimin dhe prangosjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e lëndëve narkotike.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Larushku”, i cili çoi në lokalizimin dhe prangosjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e lëndëve narkotike. Operacioni u zhvillua si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara gjatë punës operative mbi vendndodhjen e personit të kërkuar nga drejtësia. Pas verifikimeve në terren, forcat e policisë ndërhynë duke lokalizuar dhe vënë në pranga shtetasin Agim Xhixha, 41 vjeç, banues në Larushk të Sipërm, Fushë Krujë. 41-vjeçari figuronte i shpallur në kërkim mbasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar përfundimisht me 6 vjet burgim. Ai u deklarua fajtor për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”. Pas kryerjes së veprimeve procedurale të arrestimit, materialet i kaluan Prokurorisë për ndjekjen e mëtejshme dhe ekzekutimin e vendimit të dënimit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb