Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Gocajve.
Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë raportohet për të plagosur, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plotë të këtij aksidenti. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet aksi Lezhë-Shkodër.

