Lajme Zone
Aksident i rëndë në Sazan: Helika e skafit i dëmton këmbën pushuesit
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident i rëndë në Sazan: Helika e skafit i dëmton këmbën pushuesit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën detare të Sazanit, ku një pushues ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti me mjete lundruese.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën detare të Sazanit, ku një pushues ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti me mjete lundruese.

Sipas informacioneve paraprake, i dëmtuari dyshohet se është goditur nga helika e një skafi, duke pësuar prerje të rënda në pjesën e këmbës.

Marrë parasysh gjendjen e tij, i plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Rrethanat se si ka ndodhur incidenti mbeten ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti detar.