Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Drilon, pranë një kantieri ndërtimi të dielën. Sipas të dhënave paraprake, një kamion që po devijonte drejt kantierit i ka prerë rrugën një të moshuari që po lëvizte me biçikletë, duke e përplasur dhe më pas e tërhequr zvarrë për disa metra. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore pritet të transportohet drejt Tiranës me helikopter. Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po heton për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
