Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku një person ka humbur jetën në ambientet e një kompanie. Sipas të dhënave paraprake, viktima dyshohet se ishte duke punuar në momentin kur mbi të kanë rënë materiale të rënda, duke e zënë poshtë dhe duke i shkaktuar vdekjen.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e ambulancës, ndërsa është kërkuar edhe ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës. Dyshohet se trupi i viktimës ka mbetur i bllokuar nën materialet e rënda, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e forcave të specializuara për nxjerrjen e tij.
Ndërkohë, policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Hetuesit po punojnë për të përcaktuar nëse viktima ishte duke kryer detyrën e tij në momentin e aksidentit, si dhe për të verifikuar nëse janë respektuar rregullat e sigurisë në punë.

