Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Peshkopi, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë në një kryqëzim.
Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa disa persona kanë mbetur të lënduar lehtë.
Kalimtarë të rastit u kanë ardhur në ndihmë të lënduarve, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivët e Policisë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

