Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin nacional Fier–Shegan Pushimi i Shoferit, në kryqëzimin e fshatit Toshkëz. Një automjet tip Benz dhe një furgon janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa përplasja e fortë ka shkaktuar plagosjen e rëndë të një personi. I lënduari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës, ku sipas informacioneve paraprake ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. Pas përplasjes, furgoni ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe menaxhimin e trafikut.
Aksi Fier–Shegan Pushimi i Shoferit është një nga rrugët me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa banorët shpesh kanë ngritur shqetësime për mungesën e elementëve të mjaftueshëm të sigurisë rrugore.
Segmenti me dy korsi në secilin drejtim paraqet vështirësi për drejtuesit e mjeteve, të cilët duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ulin shpejtësinë, veçanërisht gjatë periudhave me trafik të lartë.
Rritja e lëvizjeve për shkak të ardhjes së emigrantëve gjatë sezonit veror ka sjellë edhe shtim të qarkullimit në akset kryesore, duke rritur rrezikun për aksidente rrugore. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

