Lajme Zone
Aksident i rëndë në bypassin e Fierit, makina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset, plagosen dy persona
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident i rëndë në bypassin e Fierit, makina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset, plagosen dy persona

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në bypass-in e Fierit, pranë mbikalimit të fshatit Baltëz.

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në bypass-in e Fierit, pranë mbikalimit të fshatit Baltëz. Një automjet tip “Audi”, për shkaqe që ende nuk dihen, dyshohet se ka humbur kontrollin, duke u përplasur fillimisht me barrierat mbrojtëse të rrugës dhe më pas ka përfunduar i përmbysur në autostradë.

Sipas të dhënave paraprake, si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore. Gjendja shëndetësore e njërit prej tyre raportohet më e rënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për normalizimin e qarkullimit dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit, si dhe një mjet zjarrfikës. Top Channel