Lajme Zone
Aksident i rëndë në autostradën Fier-Lushnjë/ Fuoristrada kapërcen barrierat dhe bie nga ura në kanal, plagosen dy bashkëshortët
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident i rëndë në autostradën Fier-Lushnjë/ Fuoristrada kapërcen barrierat dhe bie nga ura në kanal, plagosen dy bashkëshortët

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes në autostradën Fier-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Kolonjës, ku një çift bashkëshortësh ka mbetur i plagosur.

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes në autostradën Fier-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Kolonjës, ku një çift bashkëshortësh ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, kur një automjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga, është përplasur me barrierat metalike dhe i ka kapërcyer ato, duke përfunduar në një kanal rreth pesë metra poshtë urës. Për nxjerrjen e dy bashkëshortëve nga automjeti është dashur ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse të Lushnjës dhe e personelit mjekësor të ambulancës. Të dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës, ku po marrin ndihmë mjekësore për lëndimet e shumta të pësuara. Sipas të dhënave paraprake nga Policia Rrugore, dyshohet se shpejtësia e lartë dhe lagështia e madhe në asfalt, si pasojë e reshjeve intensive të shiut, kanë bërë që drejtuesi i automjetit të humbasë kontrollin dhe të mos arrijë të futet në rrethrrotullim. Policia po vijon hetimet, ndërsa pritet ekspertiza për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk pati viktima. Rrethrrotullimi i Kolonjës konsiderohet një nga segmentet problematike të këtij aksi rrugor, ku edhe më parë janë regjistruar aksidente të rënda, disa prej tyre me pasoja fatale. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb