Lajme Zone
Aksident i rëndë në aksin Rinas–Fushë-Krujë, dyshohet për një viktimë
SportEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident i rëndë në aksin Rinas–Fushë-Krujë, dyshohet për një viktimë

Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë, 2 shtator, në aksin rrugor Rinas–Fushë-Krujë, ku dy automjete janë përplasur ‘kokë më kokë’.

Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë, 2 shtator, në aksin rrugor Rinas–Fushë-Krujë, ku dy automjete janë përplasur ‘kokë më kokë’. Përplasja ka ndodhur pasi një automjet tip “Benz”, që po udhëtonte nga Rinasi në drejtim të Fushë-Krujës, dyshohet se ka kryer një parakalim të gabuar. Në momentin e manovrës, “Benz”-i është përplasur me një automjet tip “Land Rover”, i cili lëvizte në drejtim të kundërt, nga veriu drejt jugut. Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Burime paraprake bëjnë me dije se njëri prej drejtuesve dyshohet se ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, ndërsa drejtuesi tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe dinamikën e plotë të aksidentit.