Lajme Zone
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq/ Humb jetën 27-vjeçari
KulturëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq/ Humb jetën 27-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Maliq, në a...

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vashtëmi.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip audi ka përplasur një mjet tjetër i cili ka dalë më pas nga rruga. Nga mjeti i përplasur ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit.

Ndërsa, kanë mbetur të plagosur edhe 3 persona të tjerë, njëri prej tyre po merr ndihmë në spitalin e Korçës dhe 2 vajza në spitalin e Pogradecit.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Mjeti tip audi ka qenë me shpejtësi tepër të lartë dhe ka përplasur nga pas mjetin e viktimës i cili ka qenë vetëm në makinë.

Në mjetin tip audi ishin 4 persona, drejtuesi (i shoqëruar nga policia) dhe 3 persona të tjerë që kanë marrë dëmtime, (1 djalë dhe 2 vajza).

Goditja ka qenë fatale për drejtuesin 27 vjeçar i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia vijon hetimet për aksidentin e rëndë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.