Foto ilustruese Protestat në Shqipëri patën një jehonë që u pasqyrua në mediat ndërkombëtare. Eurodeputetë që flisnin me pasion për ngritjen dhe “revolucionin” që po bënin shqiptarët në emër të mjedisit. Media që pasqyronin pjesëmarrjen masive në këto protesta dhe ngrinin në qiell shqiptarët, të cilët, sipas tyre, ishin ngritur në mbrojtje të flamingove, të Zonave të Mbrojtura.
Por e vërteta në Shqipëri, në fakt, është shumë e hidhur.
Nëse ka një popull që më së shumti i ka bërë dëm Shqipërisë është pikërisht ai popull të cilin Europa e sheh me “sytë e adhurimit”.
E vërteta është se përballë kemi një popull që ende plehrat i hedh vend e pa vend dhe pothuajse në çdo cep sytë të vishen nga kazanët e plehrave të tejmbushur e të përhapur kudo. FOTOFAKT/ E gjithë Tirana e mbuluar nga plehrat
14 Shtator, 19:23 Kemi një popull që ambientet e spitaleve i mbush me plehra, kemi një popull që ende pështymën e hedh pa u skuqur e pa u zverdhur në mes të rrugës.
Kemi një popull që i vë flakën pronës së tjetrit nga inati, kemi një popull që malin e plehrave e ka përballë dhe nuk nxjerr qoftë edhe një fjalë nga goja.
Ata që në protesta kanë dalë si ambientalistë për flamingot, ajo që ndodh në të vërtetë është se në Shqipëri flamingot i pjekin dhe i hanë.
Ajo që shqiptarët paraqesin në këto protesta është një vizion i rremë para syve të Europës.
Në Shqipëri kemi një mal me plehra në mes të kryeqytetit prej vitesh. Asnjë nga këta ambientalistët që bërtasin për flamingot nuk kanë bërë një protestë të vetme te landfilli i Sharrës, që ashtu siç e kemi paralajmëruar dhe më parë Zoti e ruan Tiranën nga katastrofa. Landfilli në prag katastrofe/ Qindra mijëra euro pagesa për inceneratorin fantazmë
14 Shtator, 10:28 Kemi inceneratorë miliona euro në Fier dhe në Elbasan, por ende plehrat digjen në fushat e mbetjeve, pasi janë jashtë funksionit. Edhe për këtë asnjë protestë. Foto/ Vijon zjarri masiv në inceneratorin e Elbasanit 1 Korrik, 22:09 Lana qelbet nga era, vetë kalojnë aty këta moralistët dhe nuk kanë protestuar asnjëherë për kanalet e zeza që derdhen në lumë.
Gërryejnë lumenjtë, marrin inerte, ndërtojnë pa leje, të gjitha i bëjnë këta moralistët që në sytë e botës dalin si mbrojtës të mjedisit dhe flamingove që i shqyejnë dhe i pjekin për t’i ngrënë. Pas denoncimit të CNA-së, IKMT zbret në terren/ Inspektorët nisin verifikimet për masakrën mjedisore te lumi i Tiranës
30 Prill, 12:21 Fatkeqësisht kjo është panorama e vërtetë e popullit shqiptar që është një fasadë që paraqitet si kauzë për mjedisin para Europës.
Do të ishte mirë që moralin që bëjnë këta ambientalistë për mjedisin, t’ia bënin vetes./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

