Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, motori përplaset me kamionin! Motoçiklisti humb njërën këmbë (EMRAT+VIDEO)


Motoçiklisti Jorland Koçi ka humbur këmbën e majtë gjatë një aksidenti ditën e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku u përplas me një kamion.

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në kthesën e Viroit, ku një motoçikletë me targa greke EOK 435, me drejtues Jorland Koçi është përplasur me një kamion me targë AB236YG, me drejtues Edlir Kore. Gjithashtu mësohet se motoçiklisti Jorland Koçi ka hyrë në korsinë ku po ecte kamioni, ç’ka ka sjëllë më pas edhe përplasjen mes tyre. Për pasojë, motoçiklisti ka humbur këmbën e majtë, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkruar kalimtarë të rastit për t’i dhënë ndihmën e parë. LEXO EDHE:Aksident në Tepelenë-Memaliaj, 5 të plagosur nga përplasja e dy makinave Më pas, drejtuesi i motomjetit është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që është ngritur grupi hetimor, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. R.Xh/E.H/Shqiptarja.com TAG: kamion motor aksident rrugor aksident Gjirokaster Komento Komente Sondazhi i ditës:

10 Korrik, 22:22

Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 78.4% Jo! 18.6% Disi! 3% Vota total: 3689 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 10 Korrik, 22:22 Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?