Lajme Zone
Aksident i frikshëm në Lezhë/ Benzi del nga rruga, përplaset me objektet anësore dhe përmbyset në trotuar, plagoset drejtuesi i mjetit
SportTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident i frikshëm në Lezhë/ Benzi del nga rruga, përplaset me objektet anësore dhe përmbyset në trotuar, plagoset drejtuesi i mjetit

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra. Një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga një i ri, ka dalë nga rruga pasi drejtuesi ka humbur kontrollin, duke u përplasur me disa objekte anësore, përpara se të përmbysej.

Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shpejtësia e lartë ka qenë shkaku i aksidentit. Policia pritet të përcaktojë rrethanat e plota të ngjarjes. Top Channel