Lajme Zone
Aksident i dyfishtë në Vlorë, pesë persona mbeten të plagosur
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident i dyfishtë në Vlorë, pesë persona mbeten të plagosur

Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në zonën e quajtur “Jalli i Nartës”, në Vlorë.

Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në zonën e quajtur “Jalli i Nartës”, në Vlorë.

Dy automjete, një tip “Fiat” dhe një “Volkswagen”, janë përplasur me njëri-tjetrin. Në automjetin tip “Volkswagen” ndodheshin disa shtetas të huaj, kryesisht indianë, të cilët po udhëtonin drejt vendit të tyre të punës.

Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë mbetur të plagosur pesë persona. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, gjendja e tyre shëndetësore po monitorohet nga mjekët, ndërsa janë jashtë rrezikut.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Vlorës, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të përplasjes./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet Aksidentvlore