Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30, në rrugën “Damian Humariti”, në vendin e quajtur “Tregu i Frutave”. Automjetet drejtoheshin nga shtetasit D. D., 30 vjeç dhe E. O., 51 vjeç. Në njërin prej automjeteve, që drejtohej nga 30-vjeçari D. D., ndodheshin edhe pesë pasagjerë. Njëri prej tyre është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe, pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm, është larguar nga spitali. Pas aksidentit, të dy drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

