Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier–Lushnje, në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit”.
Në aksident janë përfshirë një automjet tip Fiat dhe një automjet tip Volkswagen.
Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuat lëndime te drejtuesi i njërit prej mjeteve dhe pasagjeri. Të plagosurit, një prej drejtuesve dhe djali i tij i mitur, janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas informacionit paraprak, ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Aksidentfier

