Lajme Zone
Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës
SportEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Korçës, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pas një aksidenti shtëpiak. Vizita familjare e 62-vjeçares nga Bilishti me iniciale V.K., i cili kishte shkuar për të parë motrën e tij në Korçë, është kthyer në një tragjedi për familjen.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Korçës, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pas një aksidenti shtëpiak. Vizita familjare e 62-vjeçares nga Bilishti me iniciale V.K., i cili kishte shkuar për të parë motrën e tij në Korçë, është kthyer në një tragjedi për familjen. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 62-vjeçari ka rrëshqitur aksidentalisht në tualetin e banesës së motrës dhe ka marrë dëmtime të rënda në kokë. Ka qenë vetë motra e tij ajo që ka njoftuar menjëherë ambulancën, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe e ka transportuar me urgjencë drejt spitalit. Pavarësisht ndihmës mjekësore dhe transportimit të shpejtë, 62-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të pësuara nga rrëzimi dhe ka ndërruar jetë. Pas njoftimit për ngjarjen, në banesë kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti fatal. Ndërkohë, trupi i viktimës do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar zyrtarisht shkakun e vdekjes.