Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin Elbasan–Peqin, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “BYD”, ka përplasur një këmbësore rreth 60 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, këmbësorja ka humbur jetën në vendngjarje, pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e aksidentit, përcaktuar dinamikën e përplasjes dhe shkaqet që çuan në ngjarjen tragjike. Materialet procedurale lidhur me rastin pritet t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

