Mbërrijnë në gjykatë të shoqëruar nga forcat e policisë, Denis Meçe dhe Leonidha Guçe, autorët e dyshuar të vrasjes së Egli Progës në Pogradec. Pas dy vitesh, prokuroria mbylli hetimet dhe dërgoi çështjen për gjykim për 5 persona.
Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule raporton se organi i akuzës u komunikoi akuzën e vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim, Denis Meçes dhe Leonidha Guçes. Dy të akuzuarit deri më sot ishin në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa tre të tjerët me “detyrim paraqitje” për moskallëzim krimi.
Sot është planifikuar seanca e radhës në orën 9:00 ku do të dalin sërish para gjykatës dy të akuzuarit për vrasjen e Progës. Top Channel

