Një 74-vjeçare ka humbur jetën në spital, pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra në aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë.
Aksidenti u regjistrua rreth orës 21:30, pranë vendit të quajtur “Shkolla e Dovolanit”, ku dy automjete, një “Mercedes” dhe një “Golf 5”, u përplasën kokë më kokë.
Si pasojë e përplasjes, shtatë persona mbetën të plagosur dhe u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Mes tyre ishte edhe 74-vjeçarja, e cila ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.
Pas vdekjes së saj, bilanci i aksidentit tragjik shkon në një viktimë dhe gjashtë persona të plagosur.
Ndërkohë, policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e përplasjes së rëndë.
