Bordi i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka miratuar ndryshime në kuadrin rregullator për mbrojtjen e konsumatorëve duke autorizuar testimin e teknologjisë satelitore Direct-to-Device (D2D - IMT).
Rregullorja e re përfshin risi për përdoruesit e telefonisë celulare: vlefshmëria e kartës SIM do të jetë 12 mujore, afat minimal prej 180 ditësh për kredinë monetare, mundësi rimbushjeje me vlera të ulëta, si dhe të drejtën për të kërkuar rimbursimin e kreditit monetar të papërdorur kur numri portohet te një operator tjetër.
Po ashtu parashikohet më shumë transparencë për tarifat dhe ruajtjen e numrit celular për të paktën 12 muaj pas çaktivizimit.
Nga 1 janari 2027, nuk do të lejohen klauzola që parashikojnë rritje automatike të tarifave mujore në përqindje ose sipas indekseve të ndryshueshme, përfshirë Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK), kur vlera konkrete e tarifës së ardhshme nuk është përcaktuar në momentin e lidhjes së kontratës.
Masat do të zbatohen sipas afateve të përcaktuara në rregullore, duke nisur nga data 1 janar 2027./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

