Ata të dy nuk kishin folur me njëri-tjetrin prej tre vitesh. Por shërbimet e tyre sekrete prej muajsh shkëmbejnë informacione në prapaskenë. Shtrëngimi i duarve në Uashington mes Benjamin Netanyahut dhe Volodymyr Zelenskyt, pak para funeralit të senatorit amerikan Lindsey Graham, zgjati vetëm pak minuta dhe u shoqërua me një buzëqeshje të lehtë, por simbolizoi lidhjen mes dy luftërave të mëdha të viteve 2020. Të shtunën, a i bombarduan ukrainasit dy anije iraniane në Detin Kaspik? Të gjitha informacionet e nevojshme për ngarkesat me armë të destinuara për Rusinë thuhet se u siguruan nga inteligjenca izraelite. Madje, shumë përpara ukrainasve, në mars të këtij viti, avionët luftarakë izraelitë kishin goditur në ato ujëra komandën detare iraniane në Bandar Anzali, duke shkatërruar disa anije transporti. Kështu, lufta 53-mujore në Evropë po ndërthuret me 21 javët e konfliktit të fundit në Lindjen e Mesme. Arsyet për shqetësim janë të shumta. Sulmi në Detin Kaspik, kishte paralajmëruar menjëherë ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi, "nuk mund të mbetet pa përgjigje". Mesazhi iu drejtua formalisht Volodymyr Zelenskyt, por synonte të kuptohej edhe nga Netanyahu. LEXO EDHE:Përpjekjet për paqe në Ukrainë, Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik Sipas një zbulimi të New York Times, pati rrezik real që përplasja Iran-Ukrainë t'i bashkonte dy luftërat në një front të vetëm. Në Teheran, disa zyrtarë kishin propozuar lëshimin e një rakete balistike drejt një porti ukrainas në Detin e Zi, por diplomatët që mbështesnin dialogun arritën të bindnin drejtuesit politikë të mos ndërmerrnin hakmarrje. "Ukraina nuk është një vend i vogël dhe i parëndësishëm. Ajo ka përvojë lufte dhe mbështetje logjistike nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian. Nuk do të fitonim asgjë duke hapur një konflikt të ri", deklaroi Mehdi Rahmati, një analist me ndikim pranë udhëheqjes iraniane. Në fund, situata u mbyll vetëm me një bisedë telefonike "të sinqertë" mes Araghchit dhe homologut të tij ukrainas, Andriy Sybiha. Ministri iranian u mjaftua me shpjegimin e Kievit se bëhej fjalë për një "sulm të paqëllimshëm". Megjithatë, rreziku mbetet. Disa incidente të shmangura nuk mjaftojnë për të përjashtuar mundësinë që dy konfliktet të shndërrohen në një krizë më të gjerë globale. Pas palëve që luftojnë në front qëndrojnë edhe fuqitë që i mbështesin. Në boshtin Iran-Rusi-Kinë, Pekini po rikthehet sërish në skenë me një dërgesë armësh drejt Teheranit. Sipas burimeve, "brenda pak javësh" Irani pritet të marrë 400 raketa kundërajrore me rreze të shkurtër veprimi të tipit QW-12 dhe FN-16, si edhe sisteme portative të mbrojtjes ajrore, të gjitha prodhim kinez. Zyrtarisht, Kina e mohon këtë informacion. Megjithatë, tre burime të mirëinformuara i thanë agjencisë Reuters se marrëveshja, me vlerë 60-70 milionë dollarë, është një nga kontratat më të mëdha të armëve mes Kinës dhe Iranit dhe do të realizohet përmes kompanisë ndërmjetëse Zhongqing Baoshang International Investment, me seli në Hong Kong. Kjo nuk do të jetë furnizimi i vetëm. Bashkëpunimi mes Pekinit dhe Moskës është i koordinuar. Pikërisht përmes Detit Kaspik, Vladimir Putin po ia kthen Iranit "nderin" për dronët që Teherani i ka furnizuar Rusisë që prej vitit 2022 për luftën në Ukrainë. Gjatë muajve të fundit, Irani ka humbur rreth 60% të arsenalit të tij dhe kërkon të riarmatoset sa më shpejt. Prej kohësh, Rusia dhe Irani kanë planifikuar krijimin e një korridori tregtar prej 7.200 kilometrash, që lidh Detin Baltik me Oqeanin Indian, duke anashkaluar rrugët tregtare të kontrolluara nga Perëndimi. Përmes këtij korridori nuk transportohen vetëm armë. Aty kalojnë edhe naftë, grurë, misër, ushqime për kafshë dhe vaj luledielli. Edhe trafiku detar në Detin e Zi, i cili sot konsiderohet shumë i rrezikshëm, është zhvendosur muajt e fundit drejt Detit Kaspik, ku operojnë edhe anije "fantazmë" që çaktivizojnë transponderët për t'iu shmangur satelitëve amerikanë. Është një rrugë ideale. Deti Kaspik, liqeni më i madh në botë, ka sipërfaqe më të madhe se Japonia, kontrollohet kryesisht nga aleanca ruso-iraniane dhe është shumë e vështirë të monitorohen transportet që mbërrijnë në portet e Bandar Anzalit dhe Olyas. "Për të vepruar atje duhen izraelitët", thotë një burim diplomatik në Kiev. Sipas tij, falë inteligjencës izraelite, ukrainasit arritën disa muaj më parë të fsnin një anije ruse që transportonte dronë iranianë Shahed. "Netanyahu e ka kuptuar se ai det është plot me kurthe. Dhe këtë herë, përmes Zelenskyt, ka arritur ta bindë edhe Trumpin", përfn burimi./ Corriere della Sera K.M/Shqiptarja.com TAG: Kine iran ukraine Komento Komente Sondazhi i ditës:
24 Korrik, 13:38
Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.7% Jo 29.8% Nuk e di 6.5% Vota total: 9156 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

