Kompanitë e Inteligjencës Artificiale po blejnë miliona libra të vjetër për t'i skanuar dhe shkatërruar, me pretendime se do ta rishkruajnë historinë si të duan...
Kompanitë e mëdha të inteligjencës artificiale (IA) kanë blerë libra fizikë në masë (përfshirë botime të vjetra, të rrallë apo akademikë) për t'i përdorur si të dhëna trajnimi për modelet e tyre gjuhësore (siç janë chatbot-et).
Pasi i blejnë, këto kompani përdorin një proces të quajtur "skanim shkatërrues" (destructive scanning)! Përdoren makineri prerëse hidraulike për të hequr shpirtrat (lidhëset) e librave, faqet ndahen dhe skanohen me shpejtësi të lartë përmes pajisjeve industriale.
Pas skanimit, origjinalet shkatërrohen dhe dërgohen për riciklim.
Dokumentet gjyqësore të zbuluara rishtazi treguan se një nga kompanitë kryesore të IA, Anthropic (krijuesja e asistentit Claude), kishte nisur një nismë të fshehtë të quajtur "Project Panama", duke shpenzuar dhjetëra miliona dollarë për të blerë dhe skanuar miliona libra. Dokumentet e brendshme pranonin se projekti synonte të skanonte "të gjithë librat në botë" dhe se ata nuk donin që kjo të bëhej publike.
Meqenëse pjesa më e madhe e internetit është shteruar nga burimet e reja të të dhënave, kompanitë e IA po i drejtohen librave fizikë për të siguruar shkrime njerëzore cilësore që e ndihmojnë IA-në të shkruajë më mirë, duke shmangur gjuhën me cilësi të ulët të internetit.
Librarët dhe tregtarët e librave të vjetër në SHBA dhe Evropë kanë raportuar porosi të pazakonta masive për botime të vjetra. Kjo ka ngritur shqetësime të mëdha se botime të rralla ose të trashëgimisë kulturore mund të zhduken përgjithmonë pasi asgjesohen pa u vlerësuar më parë rëndësia e tyre kulturore.
Ndërkohë, kjo praktikë ka ndezur debate të forta ligjore rreth të drejtave të autorit dhe mbrojtjes së pronësisë intelektuale.

