Lajme Zone
AI po e shikon migrenën si diçka më shumë se thjesht një dhimbje koke
TeknologjiEuronews Albania

AI po e shikon migrenën si diçka më shumë se thjesht një dhimbje koke

Inteligjenca artificiale mund të ndryshojë mënyrën se si diagnostikohet dhe trajtohet migrena. Në këtë përfundim kanë dalë studiuesit Norvegjez, të cilët kanë përdorur të dhënat gjenetike dhe shëndetësore të më shumë se 43 mijë personave për të zbuluar shenja biologjike të sëmundjes, edhe pa analizuar simptomat e dhimbjes së kokës.

Inteligjenca artificiale mund të ndryshojë mënyrën se si diagnostikohet dhe trajtohet migrena. Në këtë përfundim kanë dalë studiuesit Norvegjez, të cilët kanë përdorur të dhënat gjenetike dhe shëndetësore të më shumë se 43 mijë personave për të zbuluar shenja biologjike të sëmundjes, edhe pa analizuar simptomat e dhimbjes së kokës. Studiuesit e Universitetit Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë përdorën metoda të mësimit makinerik për të dalluar personat me migrenë nga ata pa këtë çrregullim. Modeli më i suksesshëm arriti saktësi të konsiderueshme, ndërsa informacioni gjenetik solli vetëm një përmirësim të vogël. Por zbulimi më interesant ishte se algoritmi identifikoi katër nëntipe të migrenës. Njëri lidhej kryesisht me meshkujt, një tjetër me dhimbjet e qafës, i treti me dhimbje muskuloskeletore, ankth dhe depresion, ndërsa i katërti i ngjante migrenës klasike, shpesh me aura. Studiuesit thonë se këto rezultate forcojnë idenë se migrena mund të mos jetë një sëmundje e vetme, por një grup çrregullimesh me baza të ndryshme biologjike. Sipas tyre, në të ardhmen inteligjenca artificiale mund të ndihmojë mjekët të vendosin diagnozën më saktë dhe, mbi të gjitha, të parashikojnë cili trajtim funksionon më mirë për secilin pacient, duke reduktuar provat dhe gabimet në terapi.