Lajme Zone
Ahmetaj tha “ndiqni paratë”/ Si i shpëtoi dosjes së inceneratorëve biznesmeni Helidon Begaj?
PolitikëPamfleti

Ahmetaj tha “ndiqni paratë”/ Si i shpëtoi dosjes së inceneratorëve biznesmeni Helidon Begaj?

Arben Ahmetaj doli përsëri nga Zvicra dhe foli gjatë për inceneratorët. Mes akuzave ndaj SPAK-ut dhe ish-bashkëpunëtorëve të tij, kërkoi të ndiqen paratë. Një prej emrave që del në rrugën e parave të dosjes së tij është Helidon Begaj.

Për inceneratorët u bënë kurban tre politikanë, ndërsa biznesmenët që qarkulluan paratë mbetën në këmbë. Sot vazhdojnë biznesin në hije, si prestanome të interesave politike, duke marrë copën e tyre në aferat e mëdha. Foto ilustruese/ Helidon Begaj është një prej emrave që ngre pyetjen që Ahmetaj e riktheu në tavolinë: kush i mori paratë dhe pse hetimi nuk i ndoqi deri në fund? Arben Ahmetaj kërkoi që për inceneratorët të ndiqen paratë. Dosja ndërkohë po mbetet e lidhur publikisht me emrat e Ahmetajt, Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos, ndërsa shumë prej biznesmenëve që dalin në transaksione dhe kompanitë e aferës kanë vazhduar aktivitetin. Një prej tyre është Helidon Begaj. SPAK e ka dërguar për gjykim për pastrim parash, ndërsa bizneset e tij sot shtrihen nga mbetjet te pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi.

Arben Ahmetaj doli përsëri nga Zvicra dhe foli gjatë për inceneratorët. Mes akuzave ndaj SPAK-ut dhe ish-bashkëpunëtorëve të tij, kërkoi të ndiqen paratë. Një prej emrave që del në rrugën e parave të dosjes së tij është Helidon Begaj.

Historia e inceneratorëve është tkurrur prej kohësh te disa emra politikë, kurbanë të Edi Ramës. Shumë më pak është folur për biznesmenët që shfaqen në faturat, kreditë, shitblerjet dhe kompanitë ku qarkulluan paratë e inceneratorëve.

Helidon Begaj është një prej tyre.

Në mars të këtij viti SPAK e dërgoi për gjykim bashkë me Ahmetajn dhe nëntë persona të tjerë. Akuza ndaj tij është pastrim i produkteve të veprës penale. Prokurorët e lidhin me një transaksion prej 170,480 eurosh, që sipas tyre përbën një nga përfitimet e Ahmetajt nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Bëhet fjalë për dy apartamente, rreth 272 metra katrorë, dhe një kredi të marrë nga shtetasi Andi Boni. Nga detyrimi i mbetur i kredisë, rreth 107 mijë euro u shlyen nga Helidon Begaj. Sipas dosjes së hetimit, Begaj mori një kredi tjetër për të bërë pagesën. SPAK e ka përfshirë këtë veprim në skemën financiare që, sipas akuzës, çoi paratë e Zotos dhe Mërtirit te Ahmetaj.

Në të njëjtën periudhë, Begaj bënte biznes edhe me kompaninë e inceneratorit të Tiranës.

Helidon Begaj është pronari i ALBANO sh.p.k., e cila sipas materialeve të hetimit lëshoi rreth 730 milionë lekë fatura ndaj Integrated Energy BV SPV nga marsi 2022 deri në shkurt 2023.

Më 21 shkurt 2022, pak përpara fillimit të kësaj periudhe faturimi, Begaj mori vetë administrimin e ALBANO-s. Në korrik 2023 ia kaloi administrimin mikut të tij, shtetasit Besmir Pones, ndërsa ruajti 100% të kuotave. Edhe sot figuron pronari i vetëm dhe pronari përfitues i kompanisë.

Më pas ALBANO u kapitalizua fort. Në korrik 2024 kapitali kaloi nga 100 mijë (1000€) në 15 milionë lekë (150.000€) , ndërsa një vit më vonë arriti në 35 milionë lekë (350.000€) Aktivet e kompanisë kishin shënuar rritje edhe më herët, nga rreth 64.8 milionë lekë në vitin 2022 në mbi 112 milionë (1.1 mln€) në vitin 2023.

Në gusht 2022, teksa ALBANO faturonte Integrated Energy, Begaj hyri në një tjetër biznes të mbetjeve. Bashkë me Edion Lahin themeloi LAHI-BEGAJ RECYCLING, me nga 50% të kuotave. Shoqëria u regjistrua për grumbullimin, seleksionimin, përpunimin dhe riciklimin e mbetjeve urbane, plastikës, metaleve, skrapit, kartonit dhe qelqit.

Më pak se një muaj pas themelimit, ortakët ndryshuan adresën e kompanisë. LAHI-BEGAJ u vendos në Sharrë, pranë landfillit, pasuria nr. 329/22, zona kadastrale 3321.

Sot kompania administrohet nga Klajdi Qefalia, pronar i ELFA Recycling në zonën Vaqarr–Ura e Beshirit. Në të dhënat e bizneseve, LAHI-BEGAJ dhe ELFA kanë përdorur edhe të njëjtin numër telefoni. E gjithë kjo ka qenë një skemë e Klodian Zotos për të kanalizuar paratë dhe sipas edhe disa përgjimeve, është përdorur pikërisht biznesmeni Helidon Begaj. Gjurmët e Begajt vazhdojnë edhe në tregun e pasurive të paluajtshme. Ai zotëron 30% të OTIUM, bashkë me Gentian Skënderajn, Herodjan Terezin dhe Enea Spahiun. Me Skënderajn dhe Terezin shfaqet edhe te URBIS, një tjetër shoqëri me aktivitet në këtë fushë. SPAK duhet të hetojë këtë kompani real estate, e cila është përdorur nga lobet politike në PS për të legalizuar pasurinë e përfituar nga korrupsioni. Ndërkohë ALBANO ka zgjeruar objektin e aktivitetit. Krahas fushave të tjera, kompania mund të merret tashmë me ndërtime civile, industriale, turistike dhe ndërtesa shumëkatëshe.

“Pamfleti” ka marrë informacion se interesa të lidhura me Helidon Begajn qëndrojnë edhe pas disa kompanive të reja të ndërtimit, të hapura gjatë vitit të fundit për projekte që synojnë leje për kulla në KKT. Po verifikohen ortakët, shoqëritë dhe vendimet përkatëse për të identifikuar lidhjet dhe projektet konkrete.

Këtu del edhe pjesa e aferës së inceneratorëve që po humbet dalëngadalë nga vëmendja.

Hetimi penal ka prodhuar ministra, deputetë dhe një ish-zëvendëskryeministër të pandehur. Pas tyre ishte një makineri biznesi me kompani koncesionare, nënkontraktorë, fatura, ndërmjetës, kredi dhe transaksione që lëvizën miliona euro. Pikërisht kjo pjesë e historisë po mbetet në hije.

Helidon Begaj është një nga emrat që e nxjerr përsëri në sipërfaqe. Ai shfaqet në transaksionin financiar që SPAK lidh me Ahmetajn, kompania e tij faturoi Integrated Energy, ndërsa në të njëjtën kohë ai ngriti një biznes tjetër në sektorin e mbetjeve pranë landfillit të Sharrës. Vitet pas shpërthimit të aferës e gjejnë ende pronar biznesesh, me ALBANO-n të kapitalizuar dhe me interesa që shkojnë drejt pasurive të paluajtshme dhe ndërtimit.

Prandaj thirrja e Ahmetajt për të ndjekur paratë ka një përgjigje shumë më të gjerë se fati penal i tij. Paratë duhen ndjekur deri te bizneset që i morën, njerëzit që i lëvizën dhe pasuritë që u krijuan më pas.

Në fund, dosja e inceneratorëve rrezikon të mbetet në kujtesën publike si historia e tre politikanëve që Edi Rama i bëri kurban; ndërsa shumë më pak është zbardhur roli i plotë i rrjetit të biznesit që qarkulloi rreth koncesioneve.

Disa prej biznesmenëve që dalin në transaksione, fatura dhe marrëdhënie tregtare të kësaj historie vazhdojnë sot aktivitetin, hapin kompani dhe hyjnë në sektorë të rinj. Pikërisht këtu mbetet për t’u hetuar marrëdhënia e tyre me grupet e interesit dhe njerëzit me ndikim politik në PS: nëse kanë vepruar si sipërmarrës për llogari të tyre apo si hallka biznesi që marrin një pjesë të përfitimit duke u shërbyer interesave shumë më të mëdha.

Pa zbërthyer këtë rrjet, historia e inceneratorëve rrezikon të mbyllet te emrat e politikanëve, ndërsa historia e parave dhe e përfituesve të tyre të mbetet përgjysmë. /Pamfleti Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia I gjithë shteti në duart e miqve të dyshimtë të Edi Ramës: Wasim Said Mohd Al Mraqtan ka monopolin e pasaportave dhe jo vetëm 9 Shtator 2026, 13:0613:06Anti-Mafia Ron Yeffet në përgjim: Kush e pajtoi për “punët e zeza” dhe pse SPAK-u nuk mund të bëjë të shurdhrin 9 Shtator 2026, 11:2111:21Anti-Mafia Si e çmontoi Arben Ahmetaj skemën e kreut të Organizatës: Edi Rama reduktoi pjesëmarrjen e shtetit nga 45% në 20% dhe i hapi TIMAK-ut arkën e ushtrisë 8 Shtator 2026, 11:2211:22Anti-Mafia ‘Hanëmja’ e Edi Ramës, Elira Kokona: 7 apartamente dhe 2 milionë euro në bankë, 2 vjet pa deklaruar pasurinë 7 Shtator 2026, 17:2517:25Anti-Mafia Dokumenti/ Pse Tirana mbetet pa ujë; Edi Rama ia dhuroi burimet ujore të Bovillës HEC-it privat “Mali” të Bledar Hasalamajt 7 Shtator 2026, 10:0810:08Anti-Mafia Dokumente/ Lejet e ndërtimit me mbivendosje që dha Edi Rama; shkak i përleshjes mes biznesmenit Luan Muça dhe problematikut Bedinaj 7 Shtator 2026, 09:4709:47Anti-Mafia