Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj i është rikthyer denoncimeve dhe deklaratave të bujshme ndaj qeverisë Rama dhe jo vetëm. Në intervistën e pestë për “Çim Peka Live” në Syri Tv, Ahmetaj bëri një deklaratë të fortë mbi vetting-n.
Ish-zv.kryeministri deklaroi se vetting-u është dirigjiuar nga kryeministri Rama, motra e Belinda Ballukut dhe vajza e një mikut të Ramës, që Ahmetaj nuk e përmend.
"Nuk e mendoja kurrë që deformimi do fillonte nga vettingu. Shqiptarët duhet ta dinë që Vettingu është bërë nën kujdestari politike të kreut të organizatës dhe kanë qenë tre personazhe kryesor në vetting. 1- këshilltarja e kryeministrit, që nga zyrat e kryeministrisë shkoi në vetting, 2- motra e plaçiktëses dhe 3-vajza e një miku të hershëm të kreut të organizatës", deklaroi Ahmetaj. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

