Lajme Zone
Agron Shehaj i shiti vetes një kompani për 10 mln €, dyshime për tjetër skemë pastrimi parash! Firmat merimangë dhe manovrat e çuditshme
PolitikëShqiptarja

Agron Shehaj i shiti vetes një kompani për 10 mln €, dyshime për tjetër skemë pastrimi parash! Firmat merimangë dhe manovrat e çuditshme

Në 15 dhjetor 2014, Agron Shehaj shet për 10 milionë euro aksionet e kompanisë së call centerave Intercim Data Service shpk tek kompania Sestante Holding LTD.

Të tjera lëvizje të dyshimta dhe paradokse në pasurinë e deputetit Agron Shehaj, për të cilin është referuar një kallëzim penal në SPAK për pastrim parash dhe mashtrim me deklarimin e pasurisë, ku në fokus është vila, të cilën e bleu për 2.9 milionë euro në vitin 2019 dhe e shitit për 15 milionë euro në 2025. (Ka dyshime të forta që vilën ia ka shitur vetes). Në 15 dhjetor 2014, Agron Shehaj shet për 10 milionë euro aksionet e kompanisë së call centerave Intercim Data Service shpk tek kompania Sestante Holding LTD. Kompania që blen aksionet nga Agron Shehaj, Sestante Holding LTD, është themeluar në Angli në 3 shkurt 2014, pra 10 muaj para, dhe ka aksioner të vetëm pikërisht Agron Shehajn. Po ku i gjeti paratë kompania e re Sestante Holding LTD që bleu aksionet e kompanisë Intercim Data Service shpk? LEXO EDHE:Kryemadhi ironizon deklaratën e Berishës për 'mini-maternitetin e SPAK-ut': Unë me barrë nuk ngel Agron Shehaj i ka dhënë kompanisë së tij Sestante Holding LTD 15 milionë euro hua. Këto para i ka përdorur 10 milionë euro për të blerë aksionet e kompanisë së tij (Intercim Data Service), pra ia ka dhënë vetes, ndërsa me 5 milionë euro të tjera ka blerë aksione në kompani italiane, të cilat janë përsëri të vetat. Sestante Holding LTD duket se është përdorur si kompani holding, që do të thotë mbajtëse ose kupolë e kompanive të tjetra. Grupi përbëhet nga këto kompani; Intercom Data Service, Alpine Invest SRL, IDS Italia SRL Itali, Local Web SRL, Spazio Agenti SRL dhe Scelta Chiara SRL. Në korrik 2017, aksionet e kompanisë Intercom Data Service blihen nga shoqëria Sestante Holding S.R.L. Kompania Sestante Holding SRL është themeluar në Itali në 10 prill 2017 dhe aksioner i saj i vetëm është Agron Shehaj. Kjo kompani ka nën kontroll 15 kompani të tjera. Në korrik të vitit 2023, aksionet e kompanisë Intercom Data Service u kalojnë kompanive Beta Sestante dhe Alpha Sestante. Dy kompanitë janë themeluar në Milano me nga 10 mijë euro kapital dhe kanë si ortak të vetëm Agron Shehajn. Intercom Data Service shpk është një nga kompanitë kryesore të Agron Shehajt në Shqipëri, të cilën e kontrollon me kompani guacka nga Londra në Milano. Vitet e fundit kompania rezulton me fitime modeste. Por, nga themelimi në vitin 2005 deri në 2017 rezulton me 120 milionë euro shitje dhe rreth 30 milionë euro fitim. Ka vite që Agron Shehaj, përmes kompanisë Intercom Data Service shpk faturon 20-25 milionë euro shërbime call center. Kompanitë që marrin këtë shërbim me kosto 20-25 milionë euro në vit nga Shehaj nënkuptohet se duhet të kenë në qarkullim qindra milionë euro në vit. Në të kundërt kjo tipologji ngre dyshime për një skemë të mundshme pastrimi parash përmes një merimnage kompanish të kontrolluara nga një dorë, të cilat faturojnë njëra-tjetrën, me qëllim qarkullimin dhe tranferimin e fondeve, raportohen fitime fiktive duke pastruar para përmes dividentëve. Nisur nga manovrat e çuditshme me kompanitë merimangë ka dyshime se klientët e kompanisë së Agron Shehajt Intercom Data Service shpk janë kompani që kontrollohen po nga Shehaj, ndërsa origjina e fondeve të injektuara mbetet e errët, rrjedhimisht një sfidë për SPAK-un./Marrë nga profili në Facebook i Adriatik Doçit Share SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: spak agron shehaj vila e Agron Shehajt Intercim Data Service Sestante Holding LTD Komente Komento Sondazhi i ditës:

31 Korrik, 15:00

Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.1% 100 bashki (PD) 16% 61 bashki (si sot) 26.8% Vota total: 5325 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?