Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e cila ishte paralajmëruar më herët. Kryetarja e Këshillit, Julia Emiri, njoftoi se në sallë janë prezentë 287 anëtarë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit tha se PD ka nevojë urgjente për 'Ripërtëritje', proces i cili sipas tij do e sjellë këtë forcë politike në pushtet. LEXO edhe...Mbledhja e Këshillit Kombëtar i PD, Berisha: Protesta e ka plagosur Edi Ramën për vdekje, s’ka besë e pasqyrë që e shpëton “Detyra jonë e dytë themelore për të cilën kemi thirrur këtë mbledhje të Këshillit është diskutimi mbi ripërtëritjen e PD-së. Nuk ndalet. Nëse fjala Rithemelim ia doli të shpëtojë PD-në nga tentativat e Ramës për ta vënë atë nën kontroll, tani motoja ripërtëritje do të bëjë të mundur ardhjen e PD-së në pushtet. Kaq jetike është ripërtëritja, sepse sot Shqipëria është në sallë urgjence”, tha mes të tjerash Berisha. Në mbledhje do të prezantohet nga kryedemokrati Sali Berisha platforma “Agora PD”, përmes së cilës kjo forcë politike synon të jetë më afër njerëzve. Kjo lëvizje vjen pasi kryeministrit Rama së fundmi lançoi ‘Pasqyrë Albania’ për të përmirësuar qeverisjen. Sipas strategjisë së re, demokratët synojnë që çdo ditë platforma të ofrojë: “mesazhe të qarta, piketat kryesore të diskutimeve, rekomandime komunikimi, materiale zyrtare, koordinim nga qendra në degë në mënyrë që komunikimi të jetë në koherencë dhe me një drejtim të përbashkët.” Po ashtu, do të matet kontributi i secilit anëtar apo funksionari të PD, edhe pse, këtu dokumenti nuk paraqet një mënyrë të qartë sesi do të bëhet ky vlerësim. Lajm në përditësim… Ora 18:54 Mbledhja e Këshillit Kombëtar i PD, Berisha: Protesta e ka plagosur Edi Ramën për vdekje, s’ka besë e pasqyrë që e shpëton Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha gjatë fjalës së tij se protestat që po zhvillohen prej ditësh në Tiranë e kanë goditur rëndë imazhin e kryeministrit Edi Rama.Berisha tha se Rama pas këtyre ditëve protestë ka shënuar një rënie me 29% në sondazhe. Kryedemokrati shtoi se nuk ka ‘besë’ e ‘pasqyrë’ që ta shpëtoj kryeministrin Rama, i cili sipas tij po zhytet në një spirale pa kthim.“Protesta e dytë më e gjatë pas asaj te Rruga e Shpresës. Për nga madhësia, absolutisht protestën më masive nga ajo që Shqipëria ka parë nga vitet 1990 e deri më sot. Kjo protestë i ka kryer kombit një shërbim jashtëzakonisht të çmuar. Falë kësaj proteste, sot Edi Rama është njeriu më i përbuzur i Ballkanit dhe i mbarë Europës. Edi Rama është sot kryeministri më i damkosur ndërkombëtarisht. Protesta e ka plagosur Edi Ramën për vdekje në pikën e tij më të dobët, sondazhin. Sondazhet e kanë nxjerrë Edi Ramën me 29 pikë në rënie pikiatë. Edi Rama po zhytet në një spirale pa kthim pas. S’ka besë e pasqyrë që ta shpëtojë. Rama del me pikë më poshtë se partia e tij e krimit”, tha mes të tjerash Berisha. Share Xh.K/R.Xh/ReportTv.al PD pasqyre albania sali berisha agora pd Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.3% Keq 34.9% Nuk e di 12.7% Vota total: 3692 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

