Lajme Zone
Afrimi i fundit në Kombëtare, Stavro Pilo rinovon me AEK-un e Athinës (VIDEO)
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Afrimi i fundit në Kombëtare, Stavro Pilo rinovon me AEK-un e Athinës (VIDEO)

Kontrata e re e mbrojtësit të majtë është deri në verën e vitit 2030.

Stavro Pilo do të vazhdojë aventurën e tij te AEK-u i Athinës. Mbrojtësi i majtë i kombëtares shqiptare ka rinovuar zyrtarisht kontratën me klubin grek, duke firmosur një marrëveshje të re që e lidh me skuadrën për katër vitet e ardhshme. Lajmi është bërë publik nga vetë AEK-u përmes kanaleve zyrtare të klubit në rrjetet sociale. Rinovimi i gjatë është një tregues i qartë i besimit që drejtuesit grekë kanë te futbollisti 25-vjeçar. Pilo është bërë pjesë e kombëtares shqiptare në periudhën e fundit, pasi u grumbullua nga ish-trajneri Sylvinho. Mbrojtësi ka debutuar me fanellën kuqezi dhe shihet si një nga alternativat kryesore për krahun e majtë të mbrojtjes së Shqipërisë. LEXO EDHE:“Në fillim nuk na donin, sot luftuam si një ekip”, historia e Sokolit, shqiptarit që u fut mes flakëve për të shpëtuar shtëpitë në Greqi I lindur në Rodos të Greqisë, Pilo e njeh mirë futbollin grek, ku përpara aventurës me AEK-un ka mbrojtur ngjyrat e PAS Janinës dhe Iraklisit. Tashmë, mbrojtësi shqiptar do të vijojë të jetë pjesë e AEK-ut për të paktën katër vitet e ardhshme, deri në verën e vitit 2030. AEK-u e ka prezantuar ndryshe mbrojtësin shqiptar, teksa vetë presidenti i klubit Marios Iliopoulos ka thënë fjalët më të mira, duke mos munguar në fund një përqafim shumë miqësor mes të dyve. Share S.Dh/Shqiptarja.com TAG: AEK greqi Stavros Pilios Legjionaret Marios Iliopoulos Komente Komento Sondazhi i ditës:

5 Gusht, 13:27

GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.3% Jo 61.1% Nuk e di 4.6% Vota total: 4199 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?