Përpara se Lionel Messi të bëhej kampion bote, fitues i trofeve të panumërta dhe një prej futbollistëve më të mëdhenj të historisë, ai ishte vetëm një djalë i talentuar nga Rosario. Pas tij qëndronte Jorge Messi, babai që mori vendime të guximshme dhe qëndroi pranë të birit në momentet më të vështira të rrugëtimit të tij. Ndarja nga jeta e Jorge Messit, në moshën 68-vjeçare, rikthen në vëmendje historinë e një marrëdhënieje që shkoi shumë përtej asaj mes një babai dhe djalit të tij. LEXO edhe...Ndërron jetë babai i Lionel Messit, Jorge Messi ishte 68 vjeç Jorge nuk ishte vetëm prindi i Lionel Messit. Për vite me radhë, ai ishte krahu i djathtë, këshilltari dhe negociatori i njeriut që më vonë do të bëhej një ikonë e futbollit botëror. Një problem shëndetësor që rrezikonte ëndrrën Historia nisi në Rosario, ku Leo hodhi hapat e parë në futboll. Në moshën gjashtë vjeçare ai iu bashkua Newell’s Old Boys dhe shumë shpejt u bë e qartë se talenti i tij ishte i jashtëzakonshëm. Por talenti nuk mjaftonte. Messi kishte nevojë për trajtim me hormon të rritjes, një terapi me kosto të lartë. Me kalimin e kohës, Newell’s nuk mundi të vazhdonte financimin e trajtimit. Për Jorge Messin, kjo ishte një sfidë që duhej zgjidhur. Ai duhej të gjente një klub që të ishte i gatshëm të investonte jo vetëm te futbollisti i ri, por edhe te nevojat e tij mjekësore. U shqyrtuan disa mundësi. River Plate ishte një prej tyre, ndërsa në Spanjë interes për talentin argjentinas kishin shfaqur edhe Real Madridi dhe Atletico Madridi. Por Jorge kishte një destinacion të preferuar, Barcelonën. Udhëtimi që ndryshoi gjithçka Në vitin 2000, Jorge mori djalin e tij dhe udhëtoi drejt Spanjës. Leo ishte vetëm 13 vjeç dhe po largohej nga Argjentina për të provuar mundësinë e jetës në akademinë e Barcelonës. Klubi katalanas e kuptoi shpejt se kishte përballë një talent të rrallë. Carles Rexach ishte ndër njerëzit që u bindën për potencialin e jashtëzakonshëm të argjentinasit. Por Barcelona nuk ishte gati ta mbyllte menjëherë marrëveshjen. Pasiguria rreth investimit për një 13-vjeçar dhe çështja e kostove mjekësore e zgjatën procesin. Jorge, ndërkohë, kërkonte një përgjigje të qartë. Ai nuk mund ta mbante djalin e tij në Spanjë pa pasur siguri për të ardhmen. Nëse Barcelona nuk do të vendoste, duhej të kërkohej një tjetër zgjidhje. Dhe pikërisht këtu erdhi një nga momentet më të famshme në historinë e futbollit. Lionel Messi me të atin“Peceta” që ndryshoi historinë Në dhjetor të vitit 2000, gjatë një takimi në një klub tenisi në Barcelonë, situata mori një kthesë vendimtare. Jorge kërkonte siguri. Carles Rexach më në fund dha sinjalin që familja Messi priste, Barcelona do të investonte te Lionel Messi. Premtimi për të nënshkruar me talentin argjentinas u shkrua në një pecetë. Një mënyrë e pazakontë për të vulosur një marrëveshje, por ajo copë letër do të bëhej më vonë një prej objekteve më të famshme të historisë së futbollit. Peceta u ruajt për vite dhe më vonë u shit në ankand për rreth 762 mijë paund. Në thelb, ajo shënoi momentin kur Barcelona vendosi të merrte përsipër një nga bastet më të mëdha të historisë së saj. Lionel MessiJorge zgjodhi të qëndronte pranë Leos Vendimi i Barcelonës solli një tjetër sakrificë të madhe për familjen Messi. Nëna e Lionelit, Celia dhe pjesa tjetër e familjes u kthyen në Rosario, ndërsa Jorge vendosi të qëndronte në Spanjë pranë djalit të tij. Leo ishte vetëm 13 vjeç. Largimi nga familja, një vend i ri dhe presioni për të justifikuar besimin e Barcelonës ishin një barrë e madhe për një adoleshent. Por ai nuk ishte vetëm. Jorge qëndroi pranë tij gjatë gjithë kësaj periudhe, ndërsa Leo nisi ngjitjen në strukturat e Barcelonës dhe gradualisht tregoi se klubi kishte bërë zgjedhjen e duhur. Nga babai te negociatori i superyllit Me rritjen e Messit ndryshoi edhe roli i Jorge. Në vitin 2004 erdhi kontrata e parë profesionale me Barcelonën. Leo po shndërrohej në një yll dhe klubet më të mëdha të Evropës nisën ta ndiqnin nga afër. Mes tyre ishte edhe Real Madridi. Interesimi i rivalëve i dha Jorge Messit një tjetër armë në negociata. Barcelona duhej të tregonte se e konsideronte djalin e tij një futbollist të veçantë dhe se ishte e gatshme të bënte gjithçka për ta mbajtur në klub. Jorge nuk donte që Leo të trajtohej si një futbollist i zakonshëm. Ai e dinte vlerën e të birit dhe punoi për të mbrojtur interesat e tij gjatë gjithë karrierës. Nga momenti kur kërkoi një zgjidhje për trajtimin e djalit të tij, te udhëtimi drejt Barcelonës, “peceta” historike dhe negociatat e kontratave, Jorge Messi ishte një figurë e rëndësishme në prapaskenën e historisë së Lionel Messit. Leo e shkroi legjendën e tij me këmbët në fushë. Por pas atij rrugëtimi ishte një baba që, kur i biri ishte vetëm 13 vjeç, zgjodhi të rrezikonte gjithçka për t’i dhënë mundësinë të ndiqte ëndrrën. Leo Messi ia doli të fitonte tetë herë 'Topin e Artë'. S.Dh/ReportTv.al barcelona Argjentine jorge messi lionel messi Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.3% Jo 61.1% Nuk e di 4.6% Vota total: 4253 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?
