Lajme Zone
Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Veliajt
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Veliajt

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj që kundështoi vendimet e marra në dy seanca për pezullimin e afateve të paraburgimit.

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj që kundështoi vendimet e marra në dy seanca për pezullimin e afateve të paraburgimit. Konkretist në seancat e 25 majit dhe 10 qershorit, Gjykata e Posaçme pezulloi afatet e paraburgimit për të vetmin të pandehur të arrestuar, Erion Veliajn, për shkak të mungesës së avokatëve të dy të bashkëpandehurve të tjerë. Vendimi u kundërshtua në rrugë gjyqësore, nga avokati Plarent Ndreca, i cili argumentoi se vendimi ishte i padrejtë, pasi shkak për shtyrjen e seancave nuk ishte bërë Veliaj, raporton gazetarja Klodiana Lala. Por Gjyqtarja e Posaçme Saida Dollani, e rrëzoi këtë kërkesë duke i hapur rrugë Veliajt t’i drejtohet Gjykatës së Lartë. Erion Veliaj është duke u gjykuar për 13 akuza penale dhe mbahet në paraburgim prej 10 shkurtit 2025. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: GJKKO kerkesa rrezohet kerkesa e veliajt Veliaj