Lajme Zone
Aeroporti i Vlorës/ Beteja në Kushtetuese, ‘2A Group’ dhe ‘VIA’ kërkojnë rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Lartë për rikthimin e kontrollit te ‘Mabco’ e Pacollit
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Aeroporti i Vlorës/ Beteja në Kushtetuese, ‘2A Group’ dhe ‘VIA’ kërkojnë rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Lartë për rikthimin e kontrollit te ‘Mabco’ e Pacollit

Sipas pretendimeve të palëve, vendimi i 26 majit për rrëzimin e sigurimit të padisë së “2A Group” të Valon Ademit, është i papajtueshëm me Kushtetutën. Ata kërkojnë dërgimin e çështjes për rigjykim në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë, pezullimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe shqyrtimin e çështjes me përparësi.

Gjykata Kushtetuese ka hapur ‘derën’ për të shqyrtuar në seancë plenare kërkesën e “Vlora Internacional Aeroport-VIA” dhe “2 A Group" për shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë për Aeroportin e Vlorës. Sipas pretendimeve të palëve, vendimi i 26 majit për rrëzimin e sigurimit të padisë së “2A Group” të Valon Ademit, është i papajtueshëm me Kushtetutën. Ata kërkojnë dërgimin e çështjes për rigjykim në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë, pezullimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe shqyrtimin e çështjes me përparësi. Kërkesa nuk pezullon vendimin e Gjykatës së Lartë për t’i dhënë kontrollin e aeroportit kompanisë ‘Mabco’ të biznesmenit Behgjet Pacolli. LEXO EDHE:Tjetërsimi i pronave në Durrës, Kushtetuesja s’i hap rrugë rigjykimit për ‘Rrumin e Shijakut’, mbetet në fuqi dënimi me 2 vite burg Më herët dy gjykatat e faktit i kishin dhënë të drejtë kompanisë “2A Group” në lidhje me kërkesën për sigurimin e padisë dhe pezullimin e të drejtave vendimmarrëse të ortakut tjetër ‘Mabco’ deri sa vendimi të merrte formë të prerë. Kujtojmë që konflikti për Aeroportin e Vlorës ka kaluar në Arbitrazhin e Emergjencës në Londër, pasi shteti ka nisur procedurat për prishjen e koncesionit për shkak të vonesave në përfundimin e punimeve. Arbitri nuk pezulloi zgjidhjen e kontratës, por urdhëroi ruajtjen e status quo-së, deri në ngritjen e tribunalit të arbitrazhit. P.J/Shqiptarja.com TAG: Vlora International Airport – VIA valon ademi 2A Group behgjet pacolli Mabco Constructions SA gjykata e larte gjykata kushtetuese aeroporti i vlores Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento lol: 23/10/2026 16:11 vones e mir organizuar Përgjigju Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.3% Disi 3% Vota total: 12525 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?