Lajme Zone
Adnan Xholi, në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm/ Prokurori i SPAK dorëzon aplikimin në KLP
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Adnan Xholi, në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm/ Prokurori i SPAK dorëzon aplikimin në KLP

Adnan Xholi, kandidati i parë që shpreh interesin për garën për Prokuror të Përgjithshëm. Prokurori i SPAK ka dorëzuar aplikimin në KLP.

Adnan Xholi, kandidati i parë që shpreh interesin për garën për Prokuror të Përgjithshëm. Prokurori i SPAK ka dorëzuar aplikimin në KLP.

Xholi më herët ka kandiduar 2 herë edhe për drejtues të SPAK, si dhe ka mbajtur postin e shefit të seksionit kundër krimit të organizuar në Strukturën e Posaçme.

Deri në datën 1 gusht, ora 00:00, pritet të dorëzohen edhe kandidatura të tjera. Më pas, deri në datën 14, KLP do të verifikojë se cilat kandidatura plotësojnë kushtet. Më pas, sipas ligjit, KLP propozon 3 kandidatura dhe kryeprokurorin e ri e zgjedh Parlamenti për një mandat 7-vjeçar.

Olsian Çelës i mbaron mandati në muajin dhjetor të këtij viti./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet adnan xholi