Lajme Zone
Administrativja urdhëroi zhbllokimin e pagave për GJKKO-në dhe Durrësin, Rama: Veproi me ‘shpejtësinë e skëterrës’ për rrogat e veta! Dyert e Thesarit i hap vetëm Kuvendi
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Administrativja urdhëroi zhbllokimin e pagave për GJKKO-në dhe Durrësin, Rama: Veproi me ‘shpejtësinë e skëterrës’ për rrogat e veta! Dyert e Thesarit i hap vetëm Kuvendi

Pas vendimit të Administratives që urdhëroi zhbllokimin e pagave për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit, kryeministri Edi Rama thotë se dyert e Thesarit i hap vetëm Kuvendit. Rama shkruan se ngërçi do të marrë zgjidhje më 17 shtator, kur pritet të votohet formula e re e pagave të magjistratëve.

I ashpër është reagimi i kryeministrit Edi Rama ndaj Gjykatës Administrative, pasi urdhëroi ministrinë e Financave dhe degët e Thesarit të zhbllokojë menjëherë pagat për gjyqtarët dhe administratën e Gjykatës së Posaçme të shkallë së parë, si edhe për Gjykatën e Durrësit. Kryeministri thotë se Administrativja veproi me shpejtësi skëterre për të hapur dyert e thesarit për rrogat e veta, e madje i quan gjyqtarët “vrapues fluturakë”. Kryeministri thotë se është tejet turbullues vendimi i marrë sa "hap e mbyll sytë për interes vetjak", kundrejt mijëra dosjeve të halleve të qytetarëve që sipas tij presin prej vitesh në sirtarët e Administratives. Shefi i qeverisë ka ndarë edhe një tabelë me pagat që përfitojnë magjistratët, pasi rritjes nga KLP e KLGJ, që shkojnë nga plus 170 mijë-180 mijë në shkallë të parë e apel deri në plus 310 mijë ose rreth 3300 euro në SPAK e GJKKO. Rama thekson se derën e Thesarit të shtetit e hap vetëm Kuvendi, duke theksuar se kjo çështje do të marrë zgjidhje në seancën e 17 shtatorit, kur pritet të votohet pr.ligji i dorëzuar nga PS për formulën e re të pagave të magjistratët. LEXO EDHE:‘Balluku’/ Rama: Prokurori e gjyqtari u bënë bashkë për të bërë kryeministrin, u sfidua Kushtetuta! Për Veliajn s’kam qenë dakord "Sikur Gjykata Administrative të kishte standard për çdo qytetar apo institucion në hall, shpejtësinë e skëterrës me të cilën paska vepruar sot për të hapur dyert e thesarit për rritjen e rrogave të veta pa miratimin e parlamentit, unë besoj se çdo shqiptar i punësuar do ishte gati t’ia falte një gjysëm rroge vrapuesve fluturakë të Gjykatës Administrative… Por të marrësh sa hap e mbyll sytë masën e parë të sigurisë në historinë e botës, jo për të ndaluar po për të nxitur për interesin vetjak ekzekutimin e një akti që me gjasë cënon ligjin dhe interesin publik, ndërkohë që mijëra e mijëra dosje hallesh presin me vite në sirtarët e gjykatës në fjalë, kjo është diçka tejet turbulluese! Ja edhe në tabelën bashkëngjitur çfarë kërkon Gjykata Administrative në dyert e thesarit të shtetit pa kaluar fare nga parlamenti, ndërkohë që e përsëris: Dyert e thesarit të shtetit i hap vetëm pushteti i pavarur legjislativ dhe Kuvendi i Shqipërisë do të bëjë detyrën e tij për këtë temë, në respekt të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ditën e enjte 17 shtator", shkruan Rama. Kriza e pagave në sistemin e drejtësisë kulmoi pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re të pagave, siç kishte kërkuar Gjykata Kushtetuese. Pas kalimit të afatit, KLGJ dhe KLP vendosën që nga 1 gushti paga referuese të llogaritej mbi 222 mijë e 425 lekë, plus 14 mijë lekë shtesë për kualifikimin. Ministria e Financave nuk i ekzekutoi listëpagesat me këtë përllogaritje, duke argumentuar se përcaktimi i pagave është kompetencë e Kuvendi. SI.E./Shqiptarja.com TAG: pagat e drejtesise edi rama Gjykata Administrative Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.6 / 5 (10 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Bisha: 11/09/2026 18:19 Qeka bere dhe kryetar parlamenti bisha. Ti shpjegoi ndonjeri nga paradhoma se ca eshte masa e sigurimit te shkretit se po ben demagogji kot tani Përgjigju toma: 11/09/2026 17:58 Gjyqtaret s'vjdedhin dot me, nuk korruptohen lehte me, por ama, kerkojne rroga 5 mije € ne muaj, dhe Spakistet 9€ ne muaj. Sa per krahasim, nje magjistrat qe del nga shkolla e Magjistratures (ENM) merr pak a shume 3800€ bruto ne muaj, ne fund te karrieres deri 8.000€ per postet e larta. Shpresojme qe seanca e 17 shtatorit te shpetoje taksapaguesit nga grabitqaret pa karakter qe quhen "Gjyqtare e Prokurore". Përgjigju Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.7% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 6% Vota total: 5089 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?