Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Abuzimi me fondet e SASPAC/ Ilir Beqaj lirohet nga qelia, GJKKO i cakton masën arrest në shtëpi! I përfunduan afatet e paraburgimit (VIDEO)


Ish ministri Ilir Beqaj është liruar këtë të premte nga burgu pas më shumë se 2 vitesh në qeli. GJKKO ka vendosur zbutjen e masës së tij të sigurisë në arrest shtëpie për shkak të mbarimit të afateve të paraburgimit për dosjen SASPAC, për të cilën ish drejtuesi akuzohet për korrupsion, mashtrim e fshehje pasurie. Dosja u rikthye për hetim në SPAK.

TIRANË- Gati 25 muaj pas arrestimit 4 korrikun e vitit 2024, ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj do të lerë më në fund qelinë. Rikthimi i çështjes për hetim në SPAK nga gjyqtarja e seancës paraprake 4 ditë më herët bëri që Beqajt t’i mbaronin afatet e paraburgimit për dosje ende në hetim. Bazuar në këtë fakt gjykata vendosi lirimin e tij të menjëhershëm nga burgu dhe vendosjen në arrest shtëpie, siç kërkoi SPAK. Avokati i Beqajt e quajti vendimin e drejtë dhe paralajmëroi se Beqaj nuk do ta apelojë. "Mori vendimin për kthimin mbrapsht të akteve të dosjes në Prokurori. Ky vendim bën që afatet e mëparshme të bashkohen me afatet e hetimit paraprak, ndërsa afatet e paraburgimit shuhen. Vendimin e sotëm nuk do ta apelojmë, ashtu siç nuk do ta apelojë as Prokuroria. Edhe Prokuroria ishte dakord me masën e sigurisë "arrest në shtëpi". Tani i takon Prokurorisë të marrë vendimin për ekzekutimin e vendimit të gjykatës dhe unë pres që zoti Beqaj të shkojë në shtëpi. Zoti Beqaj ishte i lumtur që do të kthehet në shtëpi, por prej më shumë se dy vitesh jemi sorollatur për një çështje që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Ky është një vendim i balancuar, që i jep mundësi Prokurorisë të provojë akuzën, e cila deri më sot mbetet e paqartë. Shpresoj që Prokuroria të tregohet korrekte në përmbushjen e detyrave që do t'i lërë gjykata. Afatet e paraburgimit shuhen. Kemi më shumë se dy vjet dhe ato tashmë janë tejkaluar", tha avokati i Beqajt. LEXO EDHE:EKSKLUZIVE/ Paracaktoi fatin e 8 tenderëve, SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun edhe për 6 lotet e Unazës së Madhe! I komunikohet akuza (VIDEO) Një ditë më herët me të njëjtat argumente u lirua edhe i bashkëpandehuri tjetër i Beqajt në dosjen SASPAC, Ermal Kurtulaj. Ndaj Ilir Beqajt rëndojnë 6 akuza për periudhën kur drejtonte agjencinë që merrej me fondet e huaja. SPAK e akuzon Beqajn për korrupsion pasiv, shkelje e barazisë në tendera, falsifikim dokumentesh, mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim në bashkëpunim dhe mosdeklarim e fshehje pasurie. Sipas prokurores Elida Kaçkini Ilir Beqaj si drejtues, në bashkëpunim me Kurtulajn, të cilin vetë e kishte emëruar, urdhëronte procedura fiktive prokurimi, me vlerë qindra mijëra euro, kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera dhe përfitues fr të ishte pikërisht vetë ish ministri përmes Restorant Gzona në Tiranë, që SPAK thotë se është në pronësi të tij. Pas më shumë se 1 viti seancash paraprake, Gjykata e Posaçme vendosi më 27 korrik të rrëzojë kërkesën e Prokurorisë për kalimin për gjykim të dosjes, duke i dhënë 3 muaj afat prokurorisë të plotësojë hetimet. Për këtë dosje janë gjithsej 11 të pandehur, 9 persona dhe 2 kompani. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./Shqiptarja.com TAG: ilir beqaj SASPAC GJKKO Ermal Kurtulaj Komento Komente Shqipëria: 31/07/2026 15:50 Si ka mundesi te lirohet nje kriminel nje vrases shkatrus i shendetsise Përgjigju I lire: 31/07/2026 13:57 Bravo Ilir, e merritin gjithmon besoja se je i pafajshem Përgjigju Alb: 31/07/2026 13:06 Rrac e keqe Përgjigju budalli lart: 31/07/2026 12:01 BASTARDE, JA Ç'JENI! Përgjigju TanZ: 31/07/2026 15:01 Paske probleme me të nxënit... E ke idenë se cfare ka shkrujti ky,apo hajde te mbushim rreshtat me komente koti! Idea eshte qe akuzat e ngritura në erë, kane fatin e kostove te gjithanshme + dhe demshperblimet. Dhe kjo vjen nga PAAFTESIA populiste e SPAK. Ndoshta dhe nga korrupsioni I vet SPAK, pasi jane majmur mire me rrogat 5 milionshe, ju eshte rritur oreksi. Te gjithe me vila I ke...

Eshte uleritëse te fitojme idea qe "me mire drejtesine e diktatures Tan: 31/07/2026 14:20 Kush Jane bastarde?!

Nuk besoj se e ke per SPAK-un.

Ti te ven qe te duash me zor diktaturen... Sondazhi i ditës:

31 Korrik, 15:00

Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 60.9% 100 bashki (PD) 15.5% 61 bashki (si sot) 23.6% Vota total: 537 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë?