Lajme Zone
A u takuan Rama dhe Berisha në zonën “VIP” të aeroportit?
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

A u takuan Rama dhe Berisha në zonën “VIP” të aeroportit?

Çuditërisht, Rama dhe Berisha u gjendën këtë të diel në aeroport pothuajse në të njëjtën kohë. Kryeministri sapo ishte kthyer nga vizita në SHBA dhe më pas dha mesazhin e tij publik për zhvillimet e fundit, ndërsa Berisha ndodhej në Rinas për t’u nisur drejt Strasburgut.

Foto e krijuar me Inteligjencë Artificiale Kjo nuk është hera e parë që dy kundërshtarët politikë gjenden “rastësisht” në zonën VIP të aeroportit... Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka ngritur pikëpyetje mbi praninë e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Sali Berisha në të njëjtën kohë, në aeroportin e Rinasit. Salianji i ka kërkuar kreut të Partisë Demokratike të bëjë publike nëse është takuar me kryeministrin dhe, nëse po, çfarë është biseduar mes tyre.

Çuditërisht, Rama dhe Berisha u gjendën këtë të diel në aeroport pothuajse në të njëjtën kohë. Kryeministri sapo ishte kthyer nga vizita në SHBA dhe më pas dha mesazhin e tij publik për zhvillimet e fundit, ndërsa Berisha ndodhej në Rinas për t’u nisur drejt Strasburgut.

Salianji ngre pretendime se kjo nuk është hera e parë që dy kundërshtarët politikë gjenden “rastësisht” në zonën VIP të aeroportit.

“Sali Berisha ka detyrimin politik dhe moral të bëjë publike çfarë është biseduar me Edi Ramën në aeroport. Çfarë u diskutua? A u tërhoq Edi Rama nga dorëheqja pas kësaj bisede? A u diskutuan garanci të ndërsjella për paprekshmërinë e njëri-tjetrit? A pati ndonjë marrëveshje për të mbajtur Shqipërinë peng të një skeme të vjetër politike?”, pyet Salianji. Edi Rama duhet të largohet me forcën e qytetarëve të bashkuar, në sheshe dhe në rrugë. Çdo orë më shumë në pushtet është një orë më shumë shërbim ndaj kapjes së shtetit, grupeve të krimit të organizuar dhe shkatërrimit të institucioneve.Rama nuk i njeh rregullat e demokracisë.…

— Ervin Salianji (@SalianjiErvin) September 27, 2026 Ai thekson se prania e njëkohshme e Ramës dhe Berishës në zonën VIP të Rinasit kërkon transparencë, veçanërisht pasi, sipas tij, kjo është hera e dytë që një rastësi e tillë ndodh. Salianji theksoi se Shqipëria nuk duhet të mbahet peng nga marrëveshje të fshehta dhe pazare politike mes Berishës dhe Ramës.

“Janë pyetje që qytetarët kanë të drejtë t’i bëjnë dhe që kërkojnë transparencë pasi u ber hera e dyte “që rastesisht” tek pjesa VIP e aeroportit gjendet Rama dhe Berisha njekohesisht. Shqipëria nuk mund të mbahet peng nga marrëveshje të fshehta, pazare politike apo garanci personale”, përfi Salianji postimin e tij në platformën “X”.

Reagimi i Salianjit vendos në shënjestër të kritikave si mazhorancën, ashtu edhe drejtimin e Partisë Demokratike. Ndërsa ndaj Ramës kërkon reagim qytetar dhe protesta për largimin e tij nga pushteti, nga Berisha kërkon transparencë dhe një shpjegim publik për atë që, sipas tij, ka ndodhur sot në Rinas. Qëndrimi vjen vetëm dy ditë pasi Salianji deklaroi se vijimi i Berishës në krye të PD-së përbën, sipas tij, një “garanci” për qëndrimin e Ramës në pushtet.rama berisha aeroport Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “Rama duhej të dorëhiqej pas skandalit të SHISH”, Balliu: Është kumbari i marrëveshjes me krimin 27 Shtator 2026, 16:0316:03Politike Deklarata e Ramës, reagon Gazment Bardhi: Po shmang llogaridhënien dhe përballjen me gazetarët! 27 Shtator 2026, 15:2515:25Politike "Plumba të paguar nga taksapaguesit", Rama: Katër të vrarët e '21 Janarit' s’kanë marrë drejtësi 27 Shtator 2026, 15:1615:16Politike “Orët më janë dhuruar nga miq të fuqishëm”, Rama: Janë regjistruar si prona të shtetit 27 Shtator 2026, 15:0015:00Politike “Më gjeni një firmë”, alibia e re e Ramës për skandalet që po i shpërthejnë 27 Shtator 2026, 14:5814:58Politike Rama 'lan duart' me çështjen e Vlora Hysenit: Llogaritë me drejtësinë janë individuale 27 Shtator 2026, 14:5314:53Politike