Turning Point Albania / Faqja që huazon emrin e organizatës së Charlie Kirk sulmon Edi Ramën dhe promovon mesazhet e së djathtës amerikane. Kush qëndron pas saj dhe a synon ta kthejë aktivitetin në rrjet në një forcë politike? Ka kohë që në rrjetet sociale shqiptare shfaqet një faqe që mban emrin e një organizate të njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bëhet fjalë për “Turning Point Albania”, që huazon emrin e Turning Point, organizatës aleate të lëvizjes MAGA të Donald Trump. Atë e drejtonte Charlie Kirk, të cilin një atentator e vrau një vit më parë, gjatë një debati në një universitet në Utah.
Administratorët e faqes, të cilët duket se janë aktivistë politikë që jetojnë në SHBA, e paraqesin nismën si një organizatë jofitimprurëse dhe shpjegojnë synimet e saj:
“Promovojmë meritokraci dhe liri individuale në Shqipëri. Qeveria jep vetëm veglat bazë: laptop + internet për njerëzit me të ardhura të ulëta që tregojnë vullnet. Kompanitë private krijojnë testet reale. Tregu zgjedh talentin”, shkruajnë në përshkrimin e faqes, e cila megjithatë ka një numër modest ndjekësish.
A kemi të bëjmë me nismën e disa individëve apo me një lëvizje politike që merr shtysë nga qarqe të politikës amerikane?
Përmbajtja e faqes nuk i jep përgjigje kësaj pyetjeje, por tregon orientimin e saj politik. Në një prej postimeve, administratorët shkruajnë:
“Marksizmi nuk vdiq. Ndërroi emrin. Dje: klasa. Sot: fjalë të buta. Metoda e njëjtë: ndaj njerëzit, pastaj lejo shtetin të ‘rregullojë’ gjithçka. Ne duam liri individuale dhe meritokraci. Jo kontroll”.
Postimin e shoqëron një video nga një fjalim i sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, një kandidat i mundshëm i republikanëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028. Në të, Rubio sulmon marksizmin dhe format me të cilat, sipas tij, kjo ideologji shfaqet sot.
Administratorët e “Turning Point Albania” i drejtohen edhe Edi Ramës, ndaj të cilit mbajnë një qëndrim të qartë politik.
“Edi Rama, you are fake. Shumë propagandë. Pak rezultate. Ne ofrojmë zgjidhje. Meritokraci. Liri individuale”, shkruajnë në një postim, të cilin e shoqërojnë me një video të këngëtares Tayna, që flet për njerëzit “fake”.
Kjo mënyrë komunikimi të kujton atë të MAGA-s në SHBA, e cila përdor gjuhë të thjeshtë dhe referenca nga kultura popullore për të përcjellë mesazhe politike. Në këtë rast, faqja përdor fjalët e një këngëtareje për të sulmuar kryeministrin, çka nuk nënkupton domosdoshmërisht se vetë Tayna mbështet nismën.
E gjithë kjo veprimtari ngre pyetjen se kush qëndron pas faqes dhe çfarë synon të ndërtojë në Shqipëri. Një hipotezë e lidh nismën me mbështetësit e MAGA-s pranë Partisë Demokratike, ku Evi Kokalari ka luajtur një rol publik që gjatë përplasjes për largimin e Lulzim Bashës.
Megjithatë, përmbajtja e faqes nuk mjafton për t’ia atribuar nismën Kokalarit apo për të konfirmuar përfshirjen e saj personale. Deri këtu, administratorët kanë treguar orientimin politik dhe kundërshtarin që kanë zgjedhur në Shqipëri. Mbetet për t’u sqaruar kush janë, nëse kanë lidhje zyrtare me organizatën amerikane dhe nëse synojnë ta kthejnë veprimtarinë në rrjetet sociale në organizim politik në terren./Pamfletiturning point albania Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “5 mijë euro paga!”/ Rama i turret gjyqësorit: Duan 2 mijë euro më shumë se gjyqtarët grekë 13 Shtator 2026, 09:2609:26Politike Nga “Revolucioni i Flamingove” te kërkesa për largimin e Ramës; mediat amerikane jehonë protestave në Tiranë 13 Shtator 2026, 08:2608:26Politike Nisin përçarjet brenda mazhorancës, Vullnet Sinaj i del kundër Ramës për Reformën Territoriale 12 Shtator 2026, 21:2421:24Politike 105 ditë revoltë/ Diaspora mbush bulevardin, me qindra qytetarë në këmbë kundër Ramës dhe kastës politike 12 Shtator 2026, 19:3619:36Politike Rama i vendosur për hartën e re territoriale: Bashkitë e vogla nuk i bëjnë dot disa funksione 12 Shtator 2026, 19:2419:24Politike Dyfishuan pagat e veta, “ngrinë” drejtësinë: Pazari PS-PD i 2023-shit që prodhoi kaosin e sotëm 12 Shtator 2026, 19:0619:06Politike

